|Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi është pyetur nga mediat rreth veprimit të zv/kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq, i cili hoqi nga kabineti i tij flamurin e Kosovës.
Ai theksoi se sa ishte udhëheqës i ekzekutivit, nuk kishte lejuar një veprim të till, transmeton Indeksonline
“Unë ku jam aty, në çdo institucion të shtetit, janë simbolet e shtetit. Në kohën kur kam qenë kryeministër i vendit, përfaqësuesit e gjitha komuniteteve kanë respektuar kushtetutën dhe simbolet. Përndryshe, nuk ka qëndruar asnjë minutë në zyrën e vet, tash pyetne z.Hoti Ai që nuk repsketon simbolet nuk duhet të jetë pjesë e institucioneve”, ka thënë Thaçi.
Discussion about this post