|Marrëveshja politike mes AAK-së dhe LDK-së është edhe autostrada e Dukagjinit e cila ishte anuluar nga ministri i LDK-së në kohën e Qeverisë Kurti.
E se a do të bëhet kjo autostradë ka folur në Frontal të T7 , zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.
“Në programin e qeverisë nuk është vetëm autostrada e Dukagjinit por edhe ajo e Gjilanit. Gjatë kohës sa po e bënim programin gjithçka ka dal e bardha në të zezën dhe e kemi menduar mirë çdo gjë që e kemi shkruar. Me autostradën e Dukagjinit, Gjilanit e të Podujevës mbyllet zingjiri rrugor” , ka thënë ai.
Për autostradën e Podujevës për të cilën është përfolur që të bëhet një korridor për në Serbi, Tahiri ka mohuar që qëllimi është ky.
“ Mendoj që janë dy çështje kryesore e para me i ndejt programin mbrapa dhe të mos bëhen veprimet popullsite dhe unë vetës ia shtroj vetit pyetjen qysh me i gjet fondet pasi që tash në kohë të pandemisë ka rënë pak buxheti”, ka thënë ai.
Ish-ministri i Infraatrukturës, Lumir Abdixhiku kishte deklaruar që gjatë udhëheqjes së tij nuk do të ndërtohet autostrada e Dukagjinit dhe e anuloi projektin për autostradën e Gjilanit.
Discussion about this post