|Kryeministri Avdullah Hoti ka komentuar çështjen e kryeparlamentares Vjosa Osmani, për atë që u përfolë mjaft shumë se mund të përjashtohet nga partia për shkak të qëndrimeve të fundit që ka paraqitur, e që janë konsideruar si jo në përputhje me ato të LDK-së.Në lidhje me përjashtimin apo jo të saj, Hoti tha se LDK-ja njihet si parti që nuk përjashton askë edhe pse nga dikush mund të pësojë dëme.“Kryetari Mustafa ka kërkuar vazhdimisht që të respektohet rendi demokratik brenda partisë. Derisa një shumicë e merr një vendim, detyrohet që edhe pjesa tjetër që nuk e ka mbështet atë vendim, ta mbështes atë”.
“Detyrat e mia janë specifike. Këtë pyetje duhet t’ia drejtoni strukturave të partisë. Është çështje e tyre, ne tani duhet të shkojmë përpara”.“Nuk e di, besoj kryetari i LDK do kujdeset dhe vetëm ai do përgjigjet në këtë”.“Ju e dini si funksionon LDK. Nuk jemi parti që përjashtojmë, askë, as ata që në momente të caktuara na kanë shkaktu dëme”.
Hoti është pyetur se si e komenton mos-udhëheqjen e seancës nga Vjosa Osmani ditën e zgjedhjes së Qeverisë së tij dhe mos-votimin e saj për këtë qeverisje.Hoti tha se është çështje e saj dhe se s’do të komentoj veprimin e Vjosa Osmanit, por që vazhdon ta respektojë si Kryetare e Kuvendit.“Kam nevojë të kemi bashkëpunim të plotë kushtetues, me kryetaren, presidentin dhe gjithë varësit e institucioneve.E kam votuar si Kryetare e Kuvendit, e kemi pasur bartëse në listë dhe ka pas gjithë mbështetjen e nevojshme në procesin e zgjedhjeve, por edhe procese të kaluara zgjedhore”, tha Hoti në Rubikon.Ai gjithashtu tha se nuk mund t’i kërkojë askujt përgjigje se pse s’e kanë votuar, kësisoj as nga Vjosa Osmani.“Është e drejtë e saj, s’e komentoj fare”, tha ai.
Discussion about this post