Teuta Haxhiu, në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka thënë se sot deputetët, përveç tjerash, votojnë edhe për pakon e propozuar nga qeveria Kurti për pagën 170 euro dhe pagesën e qirasë për bizneset që pësuan dëme gjatë pandemisë.
Ajo ka thënë se qeveria Kurti nuk arrit që të implementojë pakon e saj fiskale. “Në sektorin privat, po presin kur do të marrin pakon e propozuar nga qeveria e kaluar Kurti.
Vetëm për muajin mars implementimi është bërë 80%. Muaji mars jo i plotë, prilli fare, asnjë cent nuk e kanë marrë. Qiratë që kanë thanë ua paguajnë, asnjë cent.
Po flasim për 40% të bizneseve që janë para falimentimit”, tha ajo.
Ajo tha se qeveria Kurti i la në rrugë qytetarët, të cilëve u premtoi mbulesë për dëmet gjatë pandemmisë “Tani, derisa humbjet janë evidente, po kërkon qeveria e republikës së Kosovës që ky Kuvend të vendos për qytetarët të paguaj pakon, të cilët qeveria Kurti i ka lënë në rrugë.
Po ju them qytetarëve ne sot po vendosim, a me iu pagu atë pako apo jo. Po preket në thelb sektori privat”, tha ajo.
Ajo tha se po e sheh me skepticizëm votën e sotme në Kuvend. Sipas saj, qytetarët mund të mbesin pa paratë e premtuara. “Ky Kuvend sot do të vendos a do ta përkrah sektorin privat, apo jo. Po, jo, nuk ka diçka më shumë”, theksoi ajo.
Discussion about this post