Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, i është përgjigjur thirrjeve të ditëve të fundit nga institucione të huaja për tubimin e paralajmëruar për nesër.
Amasada Amerikane ishte ajo që fillimisht bëri thirrje për tubim të qetë dhe paqësor dhe se rrezikohet të shndërrohet në tubim të dhunshëm.Konjufca thotë se askush në bota s’ka pse i mban leksione VV’së.
‘’S’ka nevojë kërrkush me i mbajt VV’së leksione edhe me ardh prej kudo botës. S’ka nevojë me na kallxu . Ne i respektojë rekomandimet e IKSHP, i kemi pikat e distancës’’, ka thënë Konjufca.
Ambasada Amerikane para disa ditësh kishte thënë se ky tubim duhet të jetë i qetë, duke paralajmëruar se mund te eskalojë edhe në dhunë.Ndërsa sot e njëjta deklaratë është përcjellë edhe nga Quint-i.
Discussion about this post