|21 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.
Këtë ditë e ka përkujtuar, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, duke thënë se mbi 50 mijë ushtarë të Gjermanisë shërbyen në Kosovë gjatë këtyre viteve.“Në këtë ditë 21 vjet më parë, NATO-KFOR i dha fund një konflikti të tmerrshëm. Mirënjohës për mbi 50.000 forcave të armatosura gjermane që shërbyen këtu që nga ajo kohë. I përkulem të gjithë viktimave.
Ata na kujtojnë atë që është arritur që nga ajo kohë, por edhe për detyrimet që duhet të përmbushen”, ka shkruar Heldt në Twitter.Sipas tij, Gjermania ka qenë dhe do të jetë për një shtet demokratik dhe jo për shërbimin e politikës.“Ne qëndruam dhe qëndrojmë për një shtet demokratik, shumë etnik, një shtet të pavarur të ligjit, një shërbim publik të pakorruptuar për të gjithë qytetarët, ekonominë e lirë, shërbimin e politikës për vendin dhe njerëzit, mediat kritike të pavarura, liritë elementare dhe jo një shtet që i shërben si dhuratë disave”, ka thënë Heldt.
Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s dhe njëkohësisht nisi largimi i forcave serbe.Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, Gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore të aleancës kishin detyruar Millosheviçin të fillonte tërheqjen e plotë të forcave serbe nga Kosova.Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.Më 10 qershor të vitit 1999 tërheqja e trupave serbe nga Kosova bëri që NATO-ja t’i japë fund fushatës së sulmeve ajrore kundër Serbisë.
Discussion about this post