Lideri i VV-së, Albin Kurti ka thënë se do ta fillojnë iniciativën për formimin e Lëvizjes Vetëvendosje edhe në Maqedoninë e Veriut.
Kurti ka thënë se në manifestimin e ardhshëm të VV-së do të ketë përfaqësues edhe nga Maqedonia e Veriut.
“Sot në 15 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje përveç qendrës në Republikës së Shqipërisë fillojmë me iniciativën për formimin edhe të Vetëvendosjes edhe në Maqedoninë e Veriut. Pra do të ketë Vetëvendosje në Kosovë, do të ketë Vetëvendosje në Shqipëri, do të ketë Vetëvendosje në diasporë por do të ketë Vetëvendosje edhe në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Kurti.
Discussion about this post