Themeluesi i “Gazeta Blic”, Astrit Gashi i ka reaguar nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca pas akuzave të tij në drejtim të këtij mediumi.
Gashi ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj Konjufcës, pas akuzave të tij lidhur me financimin e Gazeta Blic.Gashi në reagimin e tij shkruan se Konjufca me qëllim të denigrimit dhe cënimit të imazhit të kësaj gazete ka shpifur për një lajm që vetë Konjufca e ka thënë në një debat televiziv.
Reagimi i plotë:
Glauk Konjufca po shpif dhe genjen dhe per kete arsye do te perballet me nje padi civile ne gjykate per tentim njollosje te imazhit te Gazeta Blic.
Po genjen kur po i referohet lajmit si i Gazeta Blic, kur ai eshte lajm qe ka qarkulluar ne shume portale dhe eshte nxjerre nga emisioni i se enjtes ne Debat Plus. Gazeta Blic vetem ka publikuar nje lajm qe e kane pasur te gjitha mediat tjera, por nuk ka qene artikull autorial dhe as i perpunuar nga redaksia. Pakujdesi mund te jete i vetmi gabim i redaksise qe nuk e kane cituar nga eshte huazuar lajmi dhe qe prodhuesit e tij nuk e kane cituar emisionin ku eshte bere ajo deklarate. Nje problem qe do te zgjidhej brenda pak sekondash, sikur te kishte vullnet e deshire per kete Glauku.
Madje per ate qe mediat se kane citu sakte Debat Plusin, normalisht ish dashte me reagu Ermal Panduri si pronar i asaj permbajtjeje, por atij si ka penguar, sepse edhe ashtu emisioni ka pas nje top shikueshmeri.
Fatkeqesisht, Glauku nuk ka dashur te dije te verteten e as te dije burimin dhe asgje faktike sepse ka dashur te shpif ndaj Gazeta Blic. Ai as nuk ka tentuar te informohet e as nuk ka dashte me u informu per te verteten- sepse ka dashte me qellime te ulta e permes shpifjes me tentu me denigru. Si rrjedhoj ai as nuk ka dashte kerkimfalje, as permiresim te lajmit duke e referuar burimin, e as terheqje te lajmit, por te godas e te shpif. Shpifjen e tentimin per denigrim e ka konsideruar, me te larte ne rendesi se te verteten. Ky eshte veprim fatkeq, i nje politikani qe synon te paraqet ndryshimin.
Po shpife me qellim te ulte te demtimit te imazhit kur po tenton te lidh Gazeta Blic me cfardo aktiviteti jo te duhur, jo etik e jo profesional. Glauku, qe e din se nuk eshte e vertet ajo qe e ka shkruar e shpifur ai, ne kete rast duhet ta kuptoj se me ate qe e ka shkruar as nuk na shantazon e as nuk na kercenon, e madje as nuk na bene te turperohemi. Te trija keto njolla ja ka hedh, une mendoj padrejtesish vetes se tij. Ato as Glauku nuk i meriton, perkundrazi. Madje bash per shkak se na njeh e din fort mire se jemi para njerezve e para ligjit shume te paster, po aq e ndoshta edhe me shume se vet ai.
Para se ta beje ate shpifje ka mundur ti pyes nese ka te drejte ne ate qe thote edhe miqte e perbashket me te cilet ai rrin tere kohen, qe na njohin mire te dy paleve.
Ne as nuk jetojme e as nuk rrnojme me privilegje te dhuruara, por vetem me ato te krijuara me pune. Kete e din bash sigurt Glauku se Gazeta Blic kurr dhe ne asnje rast nuk mund te lidhet ne ato qe shpif.
Shpifesi, sic dihet, eshte edhe i pabese edhe i paftyre. Glaukun se kam paramenduar najhere, dhe edhe pas ketij veprimi, s’mund ta paramendoj keshtu!
Me Glaukun do te shihemi ne gjykate per shpifje, por ne, per dallim nga padite qe ka bere ai do te kujdesemi qe ky gjykim te behet e perfundoj- sepse vec permes tij do ta ndajme drejtesine deri ne fund, qe eshte ne anen tone, dhe padrejtesine qe e ka bere Glauku.
Nuk do ta kalojme kete gje, pa fol drejtesia, e pa e vertetuar ajo se kush ka shpife, e qe jo vetem ne, por te gjithe e dijne se kush eshte shpifesi. Nuk do ta leme te pandriquar te verteten, se mjafte te tjera kane mbetur nen erresire.
Astrit Gashi, themelues i Gazeta Blic dhe Drejtor i Bordit Mbikqyres
Discussion about this post