| Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, e ka quajtur edhe sot mashtrues liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Duke iu referuar tubimit që mbajti sot VV-ja në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Gjoshi ka thënë se Kurti kur është pushtet bashkëpunon me Serbinë, e kur është në opozitë flet për bashkim me Shqipërinë, raporton Gazeta Evropa.
Postimi i plotë i Gjoshit:
Kur janë NË POZITË zhvillojnë marrëdhënie miqësore me Serbinë e ia hapin kufirin dhe mbyllen me Shqipërinë.
E kundërta ndodhë kur janë NË OPOZITË. Fillojnë ta përmendin Shqipërinë dhe Bashkimin Kombëtar.
Alib K. dhe Vetëvendosje nuk mund ta përdorin Shqipërinë si trampolinë. Askush nuk ju besoj juve.
#Mashtrues #AskushNukJuBeson
Discussion about this post