Real Madridi është kthyer në aksion.
Të besuarit e Zinedine Zidane janë rikthyer fuqishëm pas pauzës tre mujore.
Reali mori pikët e plota duke e mposhtur 3-1 Eibarin në shtëpinë e re, në stadiumin “Alfredo Di Stefano”.
Gjithçka u mbyllë për Realin në pjesën e parë, ku shënuan tre gola.
Në ndeshjen e parë pas pandemisë kanë shënuar Toni Kroos në minutën e 4’, Sergio Ramos në minutën e 30’ dhe Marcelo në atë të 37’.
Braziliani pas shënoi, ra në gjunjë, në kujtim të George Floyd, që u vra në muajin maj nga autoritetet amerikane dhe ka ngjallur reagimin e gjithë botës. /Gazeta Express/
Discussion about this post