Lul Raka, ka thënë se shifrat e sotshme të Covid-19 tregojnë se ai është rikthyer fuqishëm.
“Shpërndarja në pjesën më të madhe në shumë komuna të Kosovës në të cilat ditëve të fundit nuk ka pasë raste të reja me Covid-19, tregon se ne duhet të vetëdijesohemi më shumë. Na bënë të qartë të gjithë atyre se virusi është akoma këtu, gjithë atyre që po konsiderojnë se kjo është lojë e iluminatit e Bill Gates e OBSH-shejtanit e të gjithë të tjerëve, ky e virus është realitet sa ma herët që ta kuptojmë”.
“Mesazhi është i qartë të respektohen këshillat që i kemi përmendur për 3 muaj, të gjitha këto tashmë i dinë. Këto janë parime të thjeshta që duhet të zbatohen nga secili qytetar i Kosovës”.
“Ne duhet të mësojmë nga gabimet duhet të respektojmë rekomandimet. Kjo shifër e sotit e ka kaluar 79-shin e para dy muajve, lehtësimi i masave është kuptuar se ka përfunduar virusi, ai nuk ka përfunduar kujdesi duhet të vazhdojë pasi nuk ka ilaq as dhe vaksinë, derisa të gjenden këto duhet të jemi të kujdesshëm”.
“Këta numra shumë shpejtë mund të na qesin nga sistemi. Këto 3 apo 4 ditë është rritur edhe numri i hospitalizimeve, nuk kemi pas raste për futjen e drejtpërdrejt në respitartor, kjo kërkese për futje në respitartor mund të pasojë ditëve në vijim pasi ka numër të rasteve”.
“Këta numrat e shfaqur nuk janë të sotit, janë numra të mos zbatimit të masave në 14 ditët e fundit. Duhet të kemi kujdes duhet t’i zbatojmë këshillat. Edhe në jetën praktike duhet ta kuptojmë realitetin sa ma herët ta kemi të qartë aq më lehtë do ta kalojmë”, ka thënë Raka në Edicionin Special të Klan Kosovës.
Discussion about this post