Xhavit Haliti, Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, janë filmuar në bregdet duke qëndruar në një tavolinë së bashku.
Ata janë përplasur disa herë ashpër, si në Kuvend ashtu edhe në debatet televizive. Janë pjesë e dy partive me qëndrime krejtësisht të kundërta dhe shpesh edhe armiqësore në aspektin politik.
Mirëpo, duket se gjërat jashtë kamerave dhe sallës së Kuvend qëndrojnë më ndryshe.
Bashkë me ta është edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ish-deputet i PDK-së.
VIDEO EKSKLUZIVE / “Armiqtë” e përbetuar politikë, Rexhep Selimi dhe Xhavit Haliti si dy miq të vërtetë shijojnë rrezet e diellit në bregdetDetajet i gjeni këtu: https://bit.ly/2BdpEha
Posted by Ballkani on Tuesday, 16 June 2020
Discussion about this post