Kanë arritur në Kosovë edhe 100 mijë doza të vaksinës “Pfizer”, kundër COVID-19. Edhe këto doza kanë ardhur nëpërmjet aleancës së COVAX-it, shkruan Gazeta Sinjali.
Njoftimin e dha në Facebook Ministria e Shëndetësisë.
Dy javë më parë, Kosova po ashtu ka pranuar 38.400 doza të vaksinës nga COVAX-i si dhe 15.000 doza të tjera, donacion nga Bashkimi Evropian.
“Sot kanë arritur 100,620 vaksina Pfizer falë Aleancës Gavi të COVAX. Që nga arritja e 24, 000 dozave të para të vaksinës, të cilat u pasuan nga 38, 400 doza që morëm dy javë më parë, dhe 15, 000 doza, që janë dorëzuar deri më tani nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Ballkani Perëndimor, ekipet e vaksinimit në të gjithë vendin kanë vaksinuar grupet prioritare dhe qytetarët me sëmundje kronike siç përcaktohet në Planin shtetëror të Vaksinimit. Vaksinimi është mjeti thelbësor dhe shpresa më e mirë për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftim.
Discussion about this post