Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se se e tërë pesha e rezultatit të ngritur të LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit, ishte falë Vjosa Osmani, shkruan GazetaBlic.Sipas Kusari-Lilës, Vjosa Osmani Sadriu është aset jo vetëm i LDK – së, por edhe i tërë Kosovës.Shkrimi i plotë:
Edhe pak minuta ju kanë mbetur anëtarëve të Këshillit Drejtues të LDK-së për të dëshmuar a janë Lidhje Demokratike apo Lidhje Anti Demokratike.Vetëm në vendet me sisteme diktatoriale dhe me cenzurë shtetërore, mund të ndodh të kërkohet shkarkimi i gruas më të votuar në parti, bartëses së listës dhe kandidatës për Kryeministër, nga njeriu që dy palë zgjedhje nuk ka garuar vetë dhe nuk është matur me votën e qytetarëve.Cili është legjitimiteti i z. Mustafa dhe njerzëve rreth tij, të kërkojnë shkarkimin online, pa deklarime, pa debat dhe pa asnjë elaborim të mirëfilltë të strukturës vendimarrëse, për Nënkryetaren Vjosa Osmani-Sadriu, kur e tërë pesha e rezultatit të ngritur të LDK – së nga zgjedhjet e 6 Tetorit, ishte falë znj. Osmani.
Duket se modeli i shtetit të kapur i praktikuar për shumë vite në Kosovë, ka zënë vend me komoditet në LDK dhe tani po e zëvëndëson çdo proces demokratik me një tjetër antidemokraci dhe kapje nga një grusht burrash që as pjesëmarrës në zgjedhjet e Tetorit nuk ishin.Asnjë dyshim nuk e kam se Vjosa do të dalë ende më e fortë nga kjo sfidë, ashtu sikurse doli me 2017, por këtë sfidë duhet të kalojnë me sukses të gjithë ata që duan shpresë dhe të ardhme për subjektin dhe shtetin.Me qëllimin e heshtjes së të gjithë zërave të arsyes, me qëllimin e mbytjes së çfarëdo mendimi dhe veprimi që nuk është në përputhshmëri me agjendën personale të Kryetarit Mustafa dhe Presidentit Thaçi, LDK nuk do të arrijë të “rikthejë” kontrollin në strukturë, por në të kundërten, do të shpërbëjë atë me shpejtësinë e paimagjinuar për ata që e ndjekin këtë rrugë jo demokratike.Vjosa Osmani Sadriu është aset jo vetëm i LDK – së, por edhe i tërë Kosovës, andaj ata që e duan Vjosën jashtë vendimarrjes, e duan Kosovën më të dobët e veten më të fortë. Por tani, sapo kanë vendosur ta forcojnë Vjosën ende më shumë.
Discussion about this post