Avni Bytyqi, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të LVV-së, Artan Abrashit, i cili ka thënë PDK është duke heshtur rreth mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Bytyqi tha se “Deputeti i Lëvizjes VV, Artan Abrashi po pyet se ku është PDK-ja në kohën kur Qeveria Hoti, si vazhdimësi e Qeverisë së mashtrimit Kurti, po lejon në kohë pandemie të mbahen zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës”.
“Unë e kuptoj Artanin, e vret ndërgjegjja, disi nuk ju pritet seanca e radhës për të thënë sa bashkëpunues me Serbinë janë ish kolegët e tyre të koalicionit, sikurse Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në pushtet”.
Por, Artani nuk flet se si partia e tij në krye me Albin Kurtin e mbylli kufirin me Shqipërinë e ja zgjati dorën e bashkëpunimit Serbisë, duke ja hapur kufirin, e duke e dorëzuar një pjesë të kontrollit në veriun e Kosovës”.
“Ai me vetëdije e anashkalon argumentin që këto ngjarje janë vazhdimësi e ngjarjeve që filluan me Qeverinë Kurti.Deputeti Abrashi, nuk duhej të pyes se ku është Partia Demokratike e Kosovës, sepse dihet, është në ballë të opozitës.
“Pyetja që do shtruar është: Ku është Lëvizja Vetëvendosje, e çka bënë sa ishin në pushtet?”, ka shkruar Bytyqi në rrjetin social Facebook.
Discussion about this post