Analisti Faton Abdullahu, ka zhvilluar një debat të ashpër me aktivistin e shoqërisë Rron Gjinovci. Në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin që transmetohet në T7, dyshja nuk janë pajtuar rreth zhvillimeve të fundit në LDK, dhe shkarkimit të Vjosa Osmanit nga dy pozitat në këtë parti.
Gjinovci thotë se nuk pajtohet me qasjen politike të kryetares së Kuvendit, por se ajo ka qenë konsistente kundër Partisë Demokratike të Kosovës. Thotë se s’ka lidhje me ndonjë kalim të mundshëm të saj në VV, për shkak të ndryshimeve në qëndrime.
Ai e quajti Abdullahun sekist kur i tha se “s’e përkrah Vjosën sepse është femër’.
Kjo solli reagimin e Abdullahut, i cili kundërshtoi një gjë të tillë.
Discussion about this post