Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi, ka qenë i ashpër ndaj shefit të Grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi, duke i thënë se askush nuk mundet të largojë nga salla ndonjë deputet të Vetëvendosjes.
Reagimi i tij erdhi pasi që Gashi kërkoi që të iniciohet mocion për largimin e Abrashit nga Kuvendi, meqë ky i fundit përdori shprehjen koti, ndaj Qeverisë së Hotit.
“Fjala koti nuk është gjuhë jo parlamentare, në radhë të dytë deputeti Abrashi foli shumë mirë e inkurajoj të vazhdoj të flasë kështu siç ka nis, në radhë të parë edhe unë mendoj që kjo është qeveri koti.
As që duhet dikujt t’i shkojë në mendje që mundet me qitë deputet të Vetëvendosjes jashtë sallës harrojeni”, tha Selimi.
Discussion about this post