Infektologu Ilir Tolaj ka thënëse në Kosovë mund të jenë deri në 100 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë. Ai ka thënë se kanë munguar testimet, ndërsa ka shumë njerëz të cilët nuk tregojnë simptoma kur e kanë virusin.
“Virusi është real të mbrohemi sa më mirë që mundemi.”, thotë ai.
“Kam qenë kundër karantinës fillimisht. Ajo ka pasur një efekt përgjysmë, por megjithatë pati efekt”, shton ai.
“Edhe po të kontrollohej në mënyrë rigoroze nga fillimi, përsëri pas hapjes do të kishim këto raste. Nuk po përballemi me një valë të dytë apo të tretë e kështu me radhë. Është një valë që po vazhdon pasi rastet po shtohen në mënyrë të vazhdueshme. Ende mungojnë testet dhe analizat për antitrupat në të gjithë botën”, tha ai në T7.
Tutje ai ka thënë se kanë kritik ndaj qasjes së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe se në Kosovë ka më shumë raste me të infektuar.
“Kam qenë kritik ndaj IKSHPK’së. Mungojnë testimet. Në Kosovë mund të jenë prej 10 mijë deri në 100 mijë raste aktive në Kosovë.”, thotë ai.
“Po e shohim se të infektuarit ka mundësi të mos transmetojnë, apo nuk kanë potencialin e njëjtë që të transmetojnë virusin. Shumë njerëz po kalojnë virusin pa e ditur që e kanë atë. Mund të jenë deri në 100 mijë raste në Kosovë. Sa njerëz teston, aq më shumë raste do të kesh. Për momentin janë 1 mijë raste aktive. Por në realitet ka më shumë.”, përfundon Tolaj.
Discussion about this post