Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës së Kosovës ka bërë të ditur se një punëtor i Postës së Kosovës, XH.C, ka ndërruar jetë sot, ai ishte i prekur me koronavirusin, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit, i ndjeri ishte nga rajoni i Prizrenit.
“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për vdekjen e kolegut tone, Xh.C., punëtor i Postës se Kosovës ne regjionin e Prizrenit. Baca Xh. ishte prekur nga coronavirusi. Ne këto momente pikëllimi, Sindikata e Punëtorëve te Postës së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes C., miqve e kolegëve te tij dhe te gjithë punëtorëve të postës. Vdekja e tij e parakohshme është humbje e madhe, jo vetëm për familjen, por edhe për Posten e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Punëtorëve të Postës./IndeksOnline/
Discussion about this post