I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell sapo ka informuar lidhur me anulimin e vizitës së Thaçit në Washington.
Grenell tha se sapo mori konfirmimin se Thaçi anuloi udhëtimin e tij në Washington DC, pas njoftimit të bërë nga Zyra e Prokurorëve Special, raporton Indeksonline.
“Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen”, shtoi Grenell.
Grenell shtoi se mezi presin diskutimet e së shtunës të cilat do të drejtohen nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./Indeksonline/
Discussion about this post