Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka quajtur politike dhe të pabazuara pretendimet e prokurorit për kinse pengim të punës së gjykatës.
Lideri i PDK-së tha se në një veprim të paprecedentë, Prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon.
“Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë”, tha Veseli.
Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli:
Discussion about this post