Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka reaguar pas deklarimeve të emisarit amerikan Richard Grenell, se pas anulimit të vizitës së presidentit Hashim Thaçi në Uashington, procesi i dialogut të shtunën në Shtëpinë e Bardhë do të udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
E Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe askush nuk mund ta akuzojë dhe gjykojë.
Ai në një postim në Facebook shkruan se me Vuçiq nuk ka autorizim asnjë autoritet e asnjë shqiptar që të negociojë e aq më pak një kryeministër ‘kukull’ e përfaqësues ‘ilegal i qeverisë jo legjitime’.
“Vuçiq ka qenë ministër në qeverinë e Millosheviqit dhe ai është pjesë dhe përkrahës i gjenoci dit në Bosnjë e Hercegovinë dhe ne Kosovë, ai ka deklaruar në Parlamentin e Serbisë se për një serb të vrarë duhet vrarë 100 boshnjakë. Me Vuçiq nuk ka autorizim asnjë autoritet e asnjë shqiptar që të negociojë e aq më pak një kryeministër kukull e përfaqësues ilegal të qeverisë jo legjitime”, ka shkruar Abazi.
Discussion about this post