Andin Hoti i PDK’së, ka reaguar pas lajmit se Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzë për presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe kreun e Partisë Demokratike, Kadri Veselin, raporton Gazeta Express.
Djali i veprimtarit Ukshin Hotit, Andin Hoti ka shkruar se do të donte të ishte aq “fajtor” sa Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
“Do të doja të isha po aq ‘fajtor’ sa Hashim Thaçi e Kadri Veseli, për çlirimin e Kosovës! Historia njeh shumë padrejtësi ndaj popullit shqiptar, të shtypur e të persekutuar. Kaluam shumë shekuj nën mizorinë e pushtuesve!
Por ishte pikërisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës ajo që i dha fund kri minelëve pushtues. Djem të rinj, me guxim të pashoq! Me një synim të vetëm: Lirinë e Kosovës”
“Krenaria dhe lufta e UÇK-së është më e madhe se çdo fletë ku hudhen në të shpifje, montime e insinuata! Aktakuza do të mbetet në mendjen e dashakëqinjëve! Pafajësia ju takon çlirimtarëve”, ka shkruar ai./Express/
Discussion about this post