Në dhjetor të vitit 2020 Klinika e Radiologjisë ishte furnizuar me disa pajisje të imazherisë në kuadër të një projekti nga Ministria e Shëndetësisë me kredi nga Banka Botërore.
Në këtë projekt ishte dhe një rëntgen dixhital i cili ishte vendosur tek dhoma e CT-së nën klinikën Emergjente, shkruan Gazeta Shneta.Por kjo pajisje nuk u funksionalizua asnjëherë nga Klinika e Radiologjisë. Fillimisht me arsyetimin se përdorimi i pajisjes nuk ishte urgjent, e më pas edhe për shkak të mungesës së një USB me komponentët softuerik. Në fakt USB ishte zhdukur dhe nuk ishte raportuar me kohë nga menaxhmenti i Radiologjisë.
Ndonëse ka muaj që USB është zhdukur, ky informacion i është transmetuar menaxhmentit të SHSKUK-së tek javën e kaluar. Gazeta ka marr vesh se menaxhmenti e ka njoftuar Policinë e Kosovës e cila ka filluar hetimet pasi dyshohet se USB është vjedhur. Kjo pajisje sipas informatave ka vlerë rreth 6 mijë euro.
Gazeta ka kërkuar sqarime nga drejtori i Klinikës së Radiologjisë Bujar Gjikolli, si dhe nga menaxhmenti i SHSKUK-së për masat që do të merren në këtë rast, por asnjëra palë nuk ka kthyer përgjigje.
Me këtë situatë është njoftuar edhe Ministria e Shëndetësisë si bartëse e projektit. Nga MSH kanë deklaruar për Gazetën se Njësia Koordinuese për Implementimin e projektit kishte kryer vizitë më 22 dhe 23 qershor të këtij viti, ku ishte njoftuar se pajisja nuk ishte funksionalizuar me arsyetimin se nuk kishte urgjencë dhe pajisjes i mungon USB.“Njësia ia ka dërguar Bankës Botërore raportin dhe ajo ka kërkuar nga MSh, që të konfirmoj nëse informacioni për mos përdorimin e pajisjes është ende valid dhe nëse po, MSh te bej rialokimin e pajisjen ne ndonjë institucion tjetër shëndetësor ku ka nevojë për te. Ne ditën e njëjte (12 korrik 2021), Sekretari ka kërkuar nga menaxhmenti i SHSKUK-së që ta adresojë këtë çështje dhe të njoftojë me një plan veprimi adresimin e mangësive nga raporti i Monitorimit”.
“Çështja është adresuar tek SHSKUK-Klinika e Radiologjisë lidhur me mungesën e USB me komponentën softuerike, sepse sipas menaxherit të kontratës kur është bërë testimi i pajisjes në dhjetor 2020, aparati nuk ka mundur te testohet pa të. Nga menaxhmenti i SHSKUK dhe Radiologjisë është kërkuar ndërmarrja e hapave të duhur për zgjidhjen e çështjes ne fjale duke siguruar USB me komponentët softuerike, e cila mundëson qe pajisja te vihet ne funksionon”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.Në kuadër të këtij projekti QKUK dhe Spitali i Pejës janë furnizuar me katër rëntgena dixhital, monitor për pacientë, si dhe spirometra mobil.
Discussion about this post