Ganimete Musliu ka disa pyetje për Osmanin në lidhje me deklaratën e saj për të cilën, Musliu, ka shprehur dyshime.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeparlamentares, Vjosa Osmani e cila tha se drejtësia duhet ta kryëjë punën pa presion.
Musliu, ka disa pyetje për Osmanin në lidhje me deklaratën e saj për të cilën, Musliu, ka shprehur dyshime.
Në një positm në Facebook ka shtruar këtë çështje me disa pyetje që shprehin dilemma të mëdha sa i përkt deklaratës së Osmanit.
Postimi i plotë:
Çka është drejtësia për ty Kryetare e Kuvendit?
Nëse nuk është e drejtë ta mbrosh pragun e shtëpisë, çka është e drejtë për ty?
Nëse nuk është e drejtë t’i ndalosh vraasjet e fëmijëve të atdheut tënd, çka është e drejtë për ty?
Nëse nuk është e drejtë t’i mbrosh vajzat dhe gratë që të mos përd hunohen, çka është e drejtë për ty?
Nëse nuk është e drejtë t’i mbrosh nxënësit që mos të helmohen, çka është e drejtë për ty?
Nëse nuk është e drejtë ta shpëtosh popullin tënd nga shfaarosja, çka është e drejtë për ty
Nëse për ty është e pa drejtë dhe të vjen turp ta përmendësh UÇK- në, çka është e drejtë për ty ?
Çka është drejtësia për Ty Kryetare, për çfarë drejtësie po na flet???
Discussion about this post