Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar gjatë Forumit të Brukselit se BE-ja nuk mund të pretendojë se është faktor gjeopolitik nëse nuk arrin të zgjedhë çështjen mes Kosovës me Serbinë.
Tutje, Borrell thotë se nuk është në garë me SHBA-të, rreth zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi, dhe duke iu referuar takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë thotë se do të ishte i lumtur për këdo që bën bashkë dy vendet.
“Nëse ne nuk mund ta zgjedhim çështjen (problemin) Kosovee-Serbi, qee janë fqinj tanë dhe i takon kapaciteteve tona, atëherëe ne nuk mund te pretendojmë qe jemi faktor gjeopolitik. Ne nuk jemi në garë me Amerikën se kush do të jetë i pari që do ta zgjidhë çështjen e Kosovës, te paktën unë nuk jam në garë me ta. Nëse Amerika mund t’i bëjë dy palët bashkë, në Shtëpinë e Bardhe ose kudo unë do të isha me shumë se i lumtur”, ka thënë Borrell.
“Por, është vetëm një dialog i strukturuar mes Prishtinës dhe Beogradit sot dhe ky dialog është nen Bashkimin Evropian. Jam i sigurt qe presidenti Macron dhe kancelaria Merkel janë duke ndihmuar shumë që të ulin dy palët në tavoline. Nëse Shtëpia e Bardhë është gati të ndihmojë, ne do te jemi shumë të lumtur”, ka shtuar kryediplomati Europian.
Discussion about this post