Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur fjalim në Parlamentin e Shqipërisë për aktakuzën e ngritur ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit nga Gjykata Speciale, njofton Insajderi.
Ai ka quajtur “ndyrësi eksperimentale ndërkombëtare”, aktakuzën e Speciales.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe gjithë pjesëtarët e UÇK-së janë historia e pandryshueshme e çlirimit të asaj pjese të pandashme të kombit që quhet Kosovë”, ka deklaruar Rama.
Ai ka thënë se Kosova është e lirë “falë tyre dhe ndërmarrjes së tyre”.
“Fal tyre u zgjua ndërgjegjja e fjetur e Evropës demokratike”.
Gjithashtu ka deklaruar se kjo aktakuzë hedh baltë jo mbi Thaçin e Veselin, por mbi Kosovën.
Rama ka kritikuar edhe ata që “duket sikur u vjen mirë për çka ka ndodhur” dhe më pas flasin për pastërtinë e UÇK-së.
“Unë nuk flas për pastërtinë e UÇK-së, ajo është e vetëkuptueshme”, ka pohuar Rama.
Discussion about this post