Pas deklaratave që ka dhënë publicisti Veton Surroi në lidhje me aktakuzat ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit, ka reaguar këshilltari i presidentit, Ismail Syla.
Ai ka shkruar në Facebook se Veton Surroi nuk ia fal Hashim Thaçit shkapjen nga Serbia.
“Veton Surroi nuk ia falë Hashim Thaçit çlirimin (çkapjen) e Kosovës nga Serbia”, ka shkruar Syla.
Ndryshe, publicisti Veton Surroi është shprehur se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli nga Gjykata Speciale është njëfarë fillimi i shkapjes së shtetit të Kosovës.
Surroi, në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar “një fillim dramatik i çlirimit nga kapja e shtetit”.
Discussion about this post