Jeni në plazh dhe ju mundoheni që të dukeni sa më bukur në formën më perfekte, jeni rregulluar në mënyrë të bukur që mashkulli që keni në krahë të mos i hedhi sytë në femrat e tjera. Sado që ju jeni munduar që ta evitoni këtë gjë ai sërish do i hedhi sytë tek femrat e tjera. Kjo nuk do të thotë që ju nuk vleni për të apo që tjetra është më e bukur, kjo do të thotë që meshkujt e kanë instiktin e të vëzhguarit të femrave të tjera.
Pra është shumë e vështirë të shpjeguarit pse i ndodh kjo gjë meshkujve sepse sado që ata të kenë në krahë një femër të bukur sërish sytë e tyre do përfundojnë duke parë femrat e tjera dhe kjo u ndodh atyre instiktivisht, pasi instikti i tyre vepron gjithmonë kur ka femra rrotull tyre.
Sado që meshkujve i kërkohet që të mos veprojnë në këtë mënyrë pasi për disa femra është shumë e ulët një veprim ata sërish veprojnë në të njëjtën formë. Ndoshta në shumicën e rasteve meshkujt nuk janë të fiksuar në rrobat e banjos së një femre apo në trupin e saj thjesht atyre u ndodh që në shumicën e kohës kur ndihet prezenca e një femre afër ata kthejnë kokën.
Por meshkujt duhet të kuptojnë që kur janë të shoqëruar duhet ta eleminojnë sa më shumë që të hedhin sytë tek femrat e tjera, sepse me këtë veprim ata bëjnë që femrat e tyre që kanë në krahë qoftë gruaja, apo e dashura e tyre të ndihen keq dhe kjo gjë më pas do të sjelli konflikte në çift.
Gjithashtu femrat do të mendojnë që mashkulli i tyre po e distancon nga vetja me këtë veprim dhe që së shpejti mbase ai edhe mund ta braktisi. Por edhe një gjë tjetër i shqetëson femrat sepse mendojnë që edhe pse mund të jenë larguar nga ajo që mashkulli i tyre ktheu kokën për ta parë, gjëja që i shqetëson është se ata do e mendojnë për një kohë të gjatë atë.
Le të analizojmë pse ndodh kjo gjë tek meshkujt:
Mbase vajzat e tjera që ata shikojnë janë më tërheqëse se femra që ai ka në krahë?
Në bazë të studimit të kryer për këtë rezultati ka qënë që ndonjëherë për të mos thënë në shumicën e kohës meshkujt kthejnë kokën për të vëzhguar femra të tjera sepse ato i duken më tërheqëse se femra që ka në krahë.
Por femra mos u mërzisni pasi kjo mund të jetë edhe një sinjal që ai meqë është me ju në krahë, ju do juve por po ju jep sinjalin që edhe ju të arrini të bëheni dhe të mbani veten sikurse ai dëshiron. Por diçka që është virtuale pra ai thjesht e shikon atë mbetet virtuale, pra ai e harron shumë shpejt.
Në disa meshkuj që shikojnë femra të tjera më terheqëse sesa femra që ka në krahë ndodh që:
1) Ata nuk e krahasojnë atë femrën tjetër me ju
2) Jo në çdo formë ai ndjehet i pakënaqur nga ty
3) Nuk i mbajnë mend ato më vonë
Meshkujt i shikojnë ato vetëm nga instikti që janë femra të tjera edhe pse mund të jenë më tërheqëse se femra që kanë në krahë, pra ato janë femra me bikini prandaj meshkujt i shikojnë.
Përfundimisht kjo ndodh jo sepse ai nuk ju dashuron apo është mërzitur me ty, ndodh se ajo mund të jetë veshur ndryshe nga ju dhe kjo gjë mund ta tërheqi për momentin, por mos harroni diçka që ai përderisa ju ka zgjedhur, është me ju dhe ajo që ka parë i shuhet shumë shpejt nga mendja.
Discussion about this post