Xhoana është një nga vajzat konkurrente të programit “She’s on Top”. Në puntatën e sotme modelja bukuroshe rrëfeu se është tallur nga bashkëmoshatarët, pasi mamaja e saj punonte sanitare.
Xhoana tregoi se kur ishte adoleshente e kishte shumë të vështirë për të përballuar
bashkëmoshatarët.
“Më kanë prerë flokët, më kanë hedhur në baltë dhe më tallnin gjatë gjithë kohës”, tregon Xhoana.
Modelja kishte frikë se dhe prindërit nuk do ta kuptonin, por do ta fajësonin duke i thënë
se, “nuk je e zonja”.
Megjithatë ajo gjeti guximin dhe i tregoi atyre.
Ajo tha:
“Mami punonte pastruese.Të gjithë më tallnin. Nuk e dija si të dilja nga kjo situatë sepse të gjithë më tallnin. Unë qaja dhe të gjithë më përqeshnin.
Vendosa të ndahesha nga ky grup shoqëror dhe dëshiroja një shoqëri tjetër. Por ato më përndiqnin
dhe më tallnin, të njëjtën gjë bënin dhe tek grupi ri që unë krijoja.
Discussion about this post