Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka listuat emrat e komunave që sipas tij do t’i fitoj kjo parti në zgjedhjet që do mbahen më 17 tetor, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se LDK-ja do të fitojë të paktën në Podujevë, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Lipjan, Vushtrri, Gjilan, Viti, Pejë, Istog dhe Junik.
“LDK po fiton në Podujevë, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Vushtrri, Gjilan, Viti, Pejë, Istog, Junik…”, ka shkruar Mustafa.
Discussion about this post