Dashuria për bashkëpunim që Vjosa Osmani ka për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, nuk po mundet ta fsheh as para amerikanëve, ajo madje po e mbron atë para tyre, shkruan Gazeta Metro.
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, janë përplasur me anë të deklaratave para studentëve dhe profesorëve amerikanë në një debat online të organizuar nga ‘Columbia University’.
Ishte Haradinaj ai cili tha se Kurti dhe Osmani janë dashuruar me vetveten e tyre dhe idetë e tyre.
“Ky lidership nuk është vizionar dhe kjo logjikë e dyshes Kurti dhe Osmani nuk është vizionare, ata kanë rënë në dashuri me vetveten dhe idetë e tyre”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj thotë se kjo deklaratë e tij vjen duke u bazuar në atë se sa shpejtë ka rënë qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, gjë që ai thotë se nuk ndodhur asnjëherë më parë në historinë e Kosovës si shtet.
Por, ndaj kësaj ka reaguar Osmani, e cila me plotë zell i ka dalur në mbrojtje Albin Kurtit, duke thënë se kjo ësht një fyerje për kundërshtarët politik.
“Nuk dua që të flas për substancën e asaj që z.Haradinaj tha. Por vetëm për komentin e tij për njerëzit që bien në dashuri me veten e tyre. Besoj që fyerjet s’janë as prova dhe as argumente dhe se s’ka asgjë vizionare të fyesh njerëzit edhe po të jenë ata kundërshtarët e tu politik”, ka thënë Vjosa Osmani.
Kujtojmë se Osmani njihet për mbrojtjen e Albin Kurtit, ajo madje ka dalur kundër partisë së saj që e bëri kryetare të Kuvendit.//gazetametro.net
Discussion about this post