Partia Demokratike e Kosovës e ka kryer marrëveshjen me LDK-në për balotazhin në Klinë.
Esat Rraci do ta ketë përkrahjen e Besim Hotit dhe të anëtarësisë në Klinë për balotazhin e 14 nëntorit.
Marrëveshjen e ka konfirmuar një zyrtar i lartë i LDK-së për Indeksonline.
“Po është e vërtetë. Në orët e pasdites kemi arritur marrëveshje me PDK-në. Nuk mund të jap më shumë detaje aktualisht, por koalicioni është arritur” ka thënë në kushte anonimiteti zyrtari i LDK-së.
PDK e LDK do të sfidojnë së bashku kryetarin aktual Zenun Elezaj të AAK-së./Indeksonline/
Discussion about this post