Një debat mes moderatorit Shpëtim Desku e analistit Xhevdet Pozhari, ka eskaluar deri në pikën ku të dy kanë shkëmbyer kritika të mëdha e deri tek ‘’paralajmërimet’’ për njëri tjetrin, shkruan Gazeta Metro.
Në një emision të ftuar, Desku e Pozhari kanë qenë të ashpër kur kanë kundërshtuar njëri tjetrin, derisa Desku tha se ‘’po të ishe te unë ndryshe ishim nda’’.
Pozhari e pyeti Deskun për emisionin e tij të cilin e udhëheq duke i thënë se ‘’a mendon që përcjell vlera kulturore artistike të cilat ti i ke në emisionin tënd.’’
Desku u përgjigj duke thënë se ‘’emisionin mendoj ta ndryshoj në sezonin e ardhshëm, dhe po bëjmë ambient të ri. Kurse sa i përket vlerave atë e din publiku sepse jemi të renditur shumë lart me shikueshmëri, dhe kjo i bjen njësoj me të thënë ty a i përfaqëson vlerat e gazetarit në debate politike, domethënë as ti nuk je i thirrur për atë që e bën po thjeshtë e ki punë. E këto pyetje provokative i bën ku je mësu jo me mu’’.
Derisa Pozhari insistonte që po e pyeste për vlera, dhe se Desku po përcaktonte vlerat kah shikueshmëria.
‘’Nuk është kriter shikueshmëria, sepse ti mund të bësh ndonjë budallallak dhe dikush mund ta sheh sepse e ki bë atë gjë’’, tha Pozhari.
Dhe këtu debati eskaloi mes të dyve, duke ‘’përcaktuar’’ vlerat e një emisioni që sipas tyre është kualitativ e i duhur.
Desku i tha tutje Pozharit se e respekton pasi është i ftuar diku tjetër se po të ishte te ai do ishin ndarë ndryshe.
‘’Kur të kish qef, qysh të kish qef’’, u përgjigj Pozhari.
Discussion about this post