Anëtari i Kryesisë së Kuvendit nga AAK, Besnik Tahiri është shprehur se Kryeministri Albin Kurti po mban qëndrime të kundërta nga ato që i ka premtuar në fushatë.
“Për gjithçka që ka qeshë e ka veshë. E dini çfarë ka thënë për fusnotën dhe tash del me po atë fusnotë”, është shprehur Tahiri për përfaqësimin e Kosovës në Këshillin e Stabilizim-Asociimit.
“I dimë rrethanat politike si kanë ndodh. Jemi me qeverinë me ballafaqim me Serbinë. Ky ka ardh në pushtet me kauza të paqëndrueshme. Nuk mund t’ia zgjasim gishtin për fusnotën sepse nuk e ka bërë ai. Por Kurti s’ka lënë të zeze pa thënë për askënd që ka marrë pjesë…”.
“Kurti po bëhet gaz para të gjithëve. Ka paqëndrueshmëri politike”.
Discussion about this post