Një rast i vdekjes dhe shtatë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, raporton Express.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.
Njoftimi i plotë:
10 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.991 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.640.380 doza të vaksinës.
Deri më sot 770.941 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.849 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.863.
Në total numri i rasteve aktive është 328.
Discussion about this post