Driton Kuka është zgjedhur trajneri më i mirë në botë për vitin 2021 në sportin e xhudos.
Trajneri kosovar e fitoi këtë arritje në bazë të performancave të xhudistëve kosovar në Lojërat Olimpike.
Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan medalje olimpike nën menaxhimin e Tonit, përderisa paraqitje të mira kishin edhe medalistja e Rios, Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.
Komuniteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në Facebook dha lajmin për këtë arritje historike për trajnerin pejan.
Discussion about this post