Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur në lidhje me krizën energjitike në vend raporton Gazeta Blic.
Gashi me ironi ka thënë se ndoshta kjo Qeveri mund ta zgjidhë problemin me energjinë me importimin e kriminelëve nga Danimarka.“Kriza energjitke në të cilën gjendet vendi më së miri shpjegohet me mënyrën si bëhet seanca sot.
Ftuesi i senacës nuk del me i sqaru opinionit se pse e ka ftu këtë seancë. Për ta marrë Qeverinë, Kryeministri i sotëm tha se gjithçka ishte terr, e kur e ka ba vendin terr thotë se gjithçka është dritë. Kjo Qeveri gjithçka i tha jo gjithçka, gazit, paneleve diellore etj.
Ndoshta kjo Qeveri mund ta zgjidhë problemimin e enrgjisë me importimin e kriminelëve nga Danimarka, ndoshta fajtore për këtë krizë energjitike janë edhe sindikatat” tha me ironi Gashi në fjalën e tij në Kuvend.
Discussion about this post