Zeka ka disa fjalë për prindërit e Astrit Deharit: Nuk i kuptoj si pranojnë të mbrohen nga Tomë Gashi
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se prindërit e ish-aktivistit të VV’së, Astrit Deharit, nuk duhet të mbrohen nga avokati Tomë Gashi, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Zeka ka thënë se ky po tallet me kufomën e djalit të tyre.
Shkrimi i plotë:
Kurr nuk i kam kuptuar prinderit e Astrit Deharit?!
Ashtu sikurse nuk i kam kuptuar te gjithe ata pjesetar te UÇK se qe kane pranuar te mbrohen nga Tom Gashi, neper procese te ndryshme gjyqesore, nuk mundem me i kuptu prinderit e Astrit Deharit qysh munden me leju nje ish gjykates te kohes se Millosheviçit, Tom Gashin, mu talle me kufomen e djalit te tyre?
A nuk eshte Gafurr Elshani, njeri nga themeluesit e UÇK se avokat ma i mire, ma dinjitoz se sa Tomqe, per ta mbrojtur kete familje?!!!
Sinqerisht eshte per t’u habitur, per t’u shokuar…!!!
Une ne procesin tim kunder Eulexit, jam krenar qe e kam pasur si avokat mbrojtes, Gafurr Elshanin!./gazetametro.net
Discussion about this post