Drejtoria e Inspektorateve nëpërmjet sektorit të sanitarisë gjatë kontrollit te një operator ekonomik ka hasur mall me afat të skaduar dhe të pa deklaruar.
Vlera e mallit është 1,825.9 euro dhe po i njëjti është asgjësuar, ndërsa ndaj operatorit ekonomik janë iniciuar procedurat në Gjykatën Themelore Kundërvajtje, sipas Ligjit për Ushqim nr.03/L-16.
Të gjithë operatorët ekonomikë janë të obliguar që të respektojnë procedurën e deklarimit të mallit me afat të skaduar, të largojnë nga shitja të veçohet në hapësirë si dhe të etiketohet si mall me afat të skaduar.
Rasti i dytë është denoncimi i një qytetari për blerje të bukës së mykur në një Qendër Tregtare në Prizren. Pas inspektimit nga inspektorët komunalë të Bujqësisë është gjetur pjesa tjetër po ashtu e mykur. Malli është asgjësuar dhe ndaj operatorit përsëri janë iniciuar procedura në Gjykatën Themelore Kundërvajtje, sipas Ligjit për Ushqim nr.03/L-16.
Operatorët janë të obliguar që të kontrollojnë me kujdes të shtuar mallin e tyre në rafte dhe në depo, njofton faqja zyrtare e komunës së Prizrenit.
Discussion about this post