Këshilli i Federatës – Dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë, i dha miratimin pak më herët presidentit rus Vladimir Putin për përdorimin e forcave të armatosura ruse jashtë vendit në lidhje me situatën në Donbas,
Sipas CNN, që citon disa agjenci lajmesh ruse, një rezolutë u miratua unanimisht për këtë çështje në një takim të jashtëzakonshëm të dhomës së lartë të parlamentit me 153 senatorë që votuan pro, transmeton lajmi.net.
“Këshilli i Federatës vendos t’i japë pëlqimin Presidentit të Federatës Ruse për përdorimin e Forcave të Armatosura të Federatës Ruse jashtë territorit të Federatës Ruse në bazë të parimeve dhe normave të njohura përgjithësisht të së drejtës ndërkombëtare”, tha TASS, sipas CNN duke cituar dekretin.“Numri i përgjithshëm i formacioneve të forcave të armatosura të Federatës Ruse, zonat e tyre të veprimit, detyrat e tyre, periudha e qëndrimit jashtë territorit të Federatës Ruse përcaktohen nga Presidenti i Federatës Ruse në përputhje me Kushtetutën e Federatës Ruse”, thuhet tutje aty.
Discussion about this post