Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg po mban konferencë për shtyp pasi liderët botërorë u takuan për të diskutuar sulmin rus ndaj Ukrainës.
Rusia ka “shkatërruar paqen e Europës”, thotë ai.
Ai i bëri thirrje Rusisë të ndalojë luftën dhe të tërhiqet.
“Kjo krizë na prek të gjithëve”, shtoi Stoltenberg.
“Bota do t’i kërkojë llogari Rusisë dhe Bjellorusisë për veprimet e tyre. Rusia si agresore, Bjellorusia si ndihmëse”, theksoi ai.
Stoltenberg thotë se “objektivat e Kremlinit nuk kufizohen vetëm në Ukrainë”.
Discussion about this post