NATO thotë se lufta që ka nisur Rusia në Ukrainë do ta bëjë këtë të parën që të paguajë çmim për vite me radhë.
Kështu ka thënë Oana Lungescu, zëdhënëse e Aleancës Veri-Atlantike, përmes një postimi në llogarinë zyrtare të saj në ‘Twitter’, shkruan lajmi.net.
“Vendimi i Presidentit Putin që të vazhdojë agresionin kundër #Ukrainës është gabim i tmerrshëm për të cilin #Rusia do të paguajë çmim të rëndë për vitet në vijim”, ka deklaruar ajo.
“Në të njëjtën kohë, populli rus duhet të dijë se kjo luftë nuk do ta bëjë #Rusinë më të sigurt. Kjo nuk do ta bëjë Rusinë më të respektuarën në botë. Nuk do të çojë në një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj”, ka shkruar më tej Lungescu.
NATO, për herë të parë në histori të Aleancës që nga themelimi, ka aktivizuar Forcat e Reagimit ditën e djeshme. Ky njësit besohet të ketë 40 mijë ushtarë.
President Putin’s decision to pursue his aggression against #Ukraine is a terrible mistake for which #Russia will pay a severe price for years to come.
We call on Russia to stop this senseless war.@jensstoltenberg @NATO #StopWar #StandWithUkraine pic.twitter.com/Rc8ZtIl5PE
— Oana Lungescu (@NATOpress) February 26, 2022
Discussion about this post