Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit dhe ish-kampioni botëror i boksit në peshat e rënda, e ka përshkruar kryeqytetin e Ukrainës si të rrethuar, duke thënë se evakuimi i civilëve nuk do të ishte i mundur sepse të gjitha rrugët janë të bllokuara, raporton The Guardian, transmeton Periskopi.
“Ne jemi afër një katastrofe humanitare,” i tha ai Associated Press të dielën, ndërsa një shtetrrethim po vazhdon në qytet.
“Tani për tani kemi rrymë, tani kemi ujë dhe ngrohje në shtëpitë tona. Por infrastruktura është e shkatërruar për të ofruar ushqim dhe mjekim.”, shtoi ai.
“Kjo është arsyeja pse mesazhi për të gjithë është: mbështesni Ukrainën së bashku … Ne jemi të fortë,” tha ai. “Çdo ukrainas është krenar që është i pavarur, krenar që është ukrainas dhe ne jemi krenarë që kemi vendin tonë”.
Discussion about this post