Në ditën e 8-të të pushtimit të Ukrainës, Rusia pësoi një humbje të rëndë.
Andrei Sukhovetsky, zv/komandant i Ushtrisë së Kombinuar të Armëve të 41-të të Qarkut Ushtarak Qendror, një nga komandantët më të vlefshëm të Presidentit Vladimir Putin, u vra gjatë një operacioni special në Ukrainë.
Ndërsa mediat pranuan si burim një postim të Sergei Chipilev, një deputet i grupit të veteranëve rusë Combat Brotherhood, i cili dha deklaratë lidhur me këtë rast, transmeton Indeksonline
“Me pikëllim të madh mësuam lajmin tragjik të vdekjes së mikut tonë, gjeneralmajor Andrei Aleksandrovich Sukhovetsky , gjatë një operacioni special në territorin e Ukrainës .
Christo Grozev, drejtor ekzekutiv i faqes së kontrollit të fakteve Bellingcat, postoi në Twitter lajmin për vdekjen e tij, duke shtuar se nëse konfirmohet, do të ishte një “demotivues i madh” për forcat ruse. /Indeksonline/
Discussion about this post