Një raport ka qarkulluar gjatë natës që sugjeroi se kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, i ka thënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyt se ai rekomandon që Ukraina ta pranonte një ofertë të bërë nga Vladimir Putini për t’i dhënë fund luftës.
The Jerusalem Post citoi një zyrtar anonim të qeverisë së Ukrainës, që kishte thënë se një ofertë është bërë përmes një telefonate këtë javë e që përmbante një numër sakrificash ukrainase.
Zyrtari raportohet se tha se Zelensky kundërshtoi këshillën e Bennettit.
Burimi raportohet tutje se pretendoi se thirrja ishte iniciuar nga kryeministri izraelit, i cili thotë se ai i tha liderit ukrainas: “Nëse do të isha ti, do të mendoja për jetët e njerëzve të mi dhe do ta merrja ofertën”.
Përgjigja e Zelenskyt, sipas medias, ishte thjesht: “Të dëgjoj”.
Por, në raport thuhet se, presidenti dhe kabineti i tij nuk e pëlqyen këshillën, transmeton skynews.
“Benett na tha të dorëzoheshim. Nuk e kemi ndërmend ta bëjmë këtë. E dimë se oferta e Putinit është vetëm fillimi”, ka thënë zyrtari ukrainas, sipas Jerusalem Post.
Megjithatë, pretendimet se Bennetti e nxiti Zelenskyn ta pranonte ofertën nga Rusia, janë refuzuar të shtunën nga një prej këshilltarëve të presidentit ukrainas.
“Kjo është e pamundur për arsye politike dhe ushtarake”, ka shkruar ky këshilltar.
Edhe zyrtarët e Izraelit, më vonë i kanë mohuar pretendimet.
Discussion about this post