Ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, Carla Del Ponte, ka bërë thirrje që të lëshohet fletarrestim ndërkombëtar për presidentin rus, Vladimir Putin.
“Putini është kriminel lufte”, i tha Del Ponte gazetës zvicerane, “Le Temps”, në një intervistë të publikuar të shtunën.
Zvicerania që u mor me hetimin e krimeve të luftës në Ruandë, Siri dhe Ish-Jugosllavi, tha se ka krime të qarta lufte janë duke u kryer në Ukrainë.
Ajo tha se është veçanërisht e tmerruar nga përdorimi i varreve masive, që sjell kujtime për pjesën më të rëndë në luftërat në ish-Jugosllavi.
“Shpresoja që të mos shihja kurrë varre masive. Këta njerëz të vdekur kanë njerëz të dashur, që as nuk dinë se çfarë është bërë me ta. Kjo është e papranueshme”, tha Del Ponte.
Krime të tjera lufte, të cilat ajo i përmendi në luftën në Ukrainë, sipas saj, janë sulmet ndaj civilëve, shkatërrimi i ndërtesave civile dhe madje edhe i qytezave të tëra.
Discussion about this post