Nga 18 maj janë lehtësuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 duke u lejuar transporti ndërurban me leje të veçanta.
Ndërsa pas mungesave të qarkullimit të linjave nga qyteti në qytete, sot faqja në Facebook e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë ka treguar se nga sot 21 maj do të fillojnë qarkullimi i reduktuar i disa linjave për disa qytete.
“Nga sot, 21 Maj 2020 nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë do të fillojnë qarkullimin e reduktuar këto linja në destinacionet:
Ferizaj, Pejë, Prizren, Malishevë, Mitrovicë, Lipjan, Gjakovë, Rahovec dhe Gjilan”, thuhet në njoftim./Indeksonline/
Discussion about this post