Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për grevën dhe rritjen e pagave, e ka përsëritur faktin se nuk ka qenë zotim i tij elektoral rritja e pagave.
Kurti ka thënë se çmimet nuk janë shtrenjtuar vetëm për mësimdhënësit.
“Në markete nuk shkruan se këto produkte janë më shtrenjtë vetëm për mësimdhënësit. Nëse do të ndodhte kështu, atëherë do të ishte problem specifik”, ka deklaruar Kurti
Ai tutje ka thënë se nuk ka qenë zotim dhe as premtim rritja e pagave.
Ndërsa ka theksuar se VV’ja ka garuar në zgjedhjet e fundit me platformën për punësim dhe drejtësi, por s’ka pasur synim për rritje pagash.
Discussion about this post