PDK në Klinë e ka shkarkuar nënkryetarin e degës, Enver Berishën. Arsye e këtij vendimi thuhet se është futja e tij në pazare me partinë që udhëheqë komunën, AAK-në.
“Kryesia e Degës së PDK-së në Klinë në mbledhjen e mbajtur sot me datë 02. 10.2022 me vota unanime shkarkoi nga pozita e nënkryetarit dhe kryesisë, Enver Berishën.
Pas një debati të gjatë dhe analize të hollësishme, kryesia e Degës së PDK-së në Klinë vendosi që të shkarkoi Enver Berishën nga pozitat udhëheqëse të Degës për arsye se i njëjti kohëve të fundit është futur në negociata e pazare me partinë në pushtet(AAK) për të përfituar personalisht dhe familjarisht pozita udhëheqëse në qeverisjen lokale.
PDK, Dega në Klinë konsideron se është e drejt e z. Berisha të zhvilloj negociata dhe të përfitoj pozita udhëheqëse personale e familjare nga partia në pushtet por jo duke qenë nënkryetar dhe anëtar i kryesisë së PDK-së “ thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Klinë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Berisha pritet të marr pozitën e drejtorit të Financave në Komunën e Klinës./Indeksonline/
Discussion about this post